“Shqiptarët të gjithë t’i varim”, pianisti i njohur tregon paragjykimet që hasi gjatë viteve të para në Itali

schedule11:35 - 22 Shtator, 2023

schedule 11:35 - 22 Shtator, 2023

Robert Bisha është një pianist dhe kompozitor antikomformist, i cili dallohet për stilin e tij të veçantë.

I ftuar në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, ai ka ndarë si rrallëherë detaje nga jeta e tij private, kryesisht është ndalur në vitet e para të qendrimit në Itali.

Bisha ka theksuar se paragjykimet kanë qenë aq të mëdha, sa që kur dilnin në qendër të qytetit italianët thoshin: ‘Shqiptarët të gjithë t’i varim’.

Ka akoma paragjykime, por për fat të mirë ne jemi mjaft të aftë për t’u përshtatur në situata. Jemi shumë kameloantik si popull. Ky është aspekti pozitiv, pastaj paradoksalisht ka dhe aspektin negativ që ne përshtatemi, por siç thuhet dhe stërthuhet nuk jemi gjithmonë për veten tonë, për vendin tonë. Ka pasur paragjykime, ishte periudha kur kishte epitete të ndryshme dhe shpesh thuhej atëherë kur dilja në shesh ‘Shqiptarët të gjithë t’i varim’. E kemi dëgjuar me veshët tanë dhe shqiptarët që tani përfaqësojnë atë parti politike në Itali, shumë i injorojnë faktorët politikë. E kanë dëgjuar të gjithë”, rrëfeu ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!