Cilësohet “Derbi i Përjetshëm”.
Padyshim që është I tillë ai mes Partizanit dhe Crvena Zvezdës, dy skuadrave të kryeqytetit të Serbisë, Beograd, ashtu siç është edhe sfida e urrejtjes së përjetshme.
Nga tribunat ku ishin vendosur tifozët ultras u dëgjuan edhe shumë sharje dhe ofendime, ku në qendër të vëmendjes ishin shqiptarët apo kroatët, ndonëse kjo nuk është ekskluzivitet I këtij derbi, apo I Beogradit, pasi ultrasit kudo në Ballkan e kanë ofendimin si armën e tyre të fortë.
Në ndeshjen e luajtur në stadiumin e Partizanit, ish-“Stadiumi i Ushtrisë Popullore Jugosllave”, tifozët e Zvezdës lëshuan parulla ndaj atyre kundërshtarë si “jugosllavë” apo “ustashë”.
Përgjigja ishte me fjalët “shqiptarë” dhe “sanduiçë”.
Ky ofendim I fundit, sepse Crvena Zvezda është klub I afërt me pushtetin e presidentit Vuçiç, I cili shpesh ka dalë në publik duke provuar krepa, suxhukë apo sanduiçe.
Kulmi u arrit kur një tifoz I Partizanit hyri në fushë dhe u drejtua nga tribuna e Veriut ku ishin vendosur ultrasit e Zvezdës, ndërsa u ndalua nga forcat e sigurisë vetëm kur e kaloi gjithë terrenin.
Në aspektin sportiv, Zvezda arriti një fitore të madhe dhe historike, 4-0, në fushën e rivalëve, dhe duket se do ta mbrojë pa problem titullin kampion./abcnews.al



