Një javë pushime larg shtëpisë? Rreth 81% e shqiptarëve nuk mund ti përballojnë. Këtë ja kanë bërë të ditur Komisionit Evropian i cili e ka reflektuar në anketën mbi cilësinë e jetës në vendet e Bashkimit Evropian dhe ato kandidate për anëtarësim.
Të pyetur nga ABC News ata qytetarët japin mendime të ndryshme.
Sa i përket vendeve të rajonit pas Shqipërisë Komisioni Evropian rendit Malin e Zi me 66% të të pyeturve që janë përgjigjur se nuk kanë mundësi të përballojnë një javë pushime, ndjekur nga Maqedonia me 65% dhe Serbia me 60%.
Ndër shtetet anëtare të Bashkimit Europian, përqindjen më të lartë e ka Greqia me 68% te qytearve dhe Rumania me 66%./ABC News Albania 24/7