Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Shqiptarët nuk duan të punojnë”, të rinjtë: Paga të larta ose emigrim

schedule14:30 - 28 Maj, 2019

schedule 14:30 - 28 Maj, 2019

Në Lezhë ka një konflikt të fortë midis atyre që kërkojnë punë dhe atyre që duan punëtorë. Të rinjtë dhe profesionistët duan pagë të mirë, kurse tregtarët thonë se ata nuk duan të punojnë. Shumë biznese janë inaktivë për shkak se nuk gjejnë punonjës, ndërsa të shumtë janë ata banorë që largohen jashtë vendit.

Këtu në Shëngjin Artan Ferrza nuk ka gjetur punëtorë. Ai ka hapur një biznes dhe kërkon kamarier dhe picajol.

Artan Ferrza Administrator Biznesi Shëngjin: “Një muaj që kam hap biznesin kam vu letrën, që këkroj picajol e kamarier, një rrogë për në Shqipëri 700 mijë lekë të vjetra për picajolin, kamarier s’ bëhet fjalë. Kam një muaj që nuk i ka rënë kush telefonit”.

Edhe pse të trajnuar dhe certifikuar për zanate të ndryshme thonë se paga nuk e justifikon punën që kërkohet. Largimi duket zgjidhje.

“Ose do të marrim pagën që dëshirojmë, ose do rrimë pa punë”.

“Këtu në Shqipëri jo, sepse një pastrues me një që ka mbaruar shkollën të njëjtën rrogë kanë”.

Pasi ka certifikuar shumë kuzhinierë, Arbër Avdija në Lezhë mendon se gjatë rrugës ndryshojnë edhe kushtet e punës për këta punëkërkues. Palët arrijnë në pakënaqësi, dhe pse nxënësve të tij ai është munduar t’u gjejë vend pune atje ku nuk abuzohet.

Arbër Advija Kurse Profesionale: “Në shumicën e rasteve punësimet i bëj vetë, shfrytëzoj njohjet personale dhe nuk i lë të bien pre në biznese që shfrytëzohen”.

Në këtë situatë e kanë të vështirë të besojnë nëse gjërat do të ndryshojnë. Ata që kërkojnë punë duan paga të arsyeshme për atë që bëjnë. Kurse punëdhënësit mendojnë se të rinjtë nuk duan të punojnë.

Nxënës:Nuk përshtaten pagat me punën”.

Nxënëse: “Rinia po largohet për shkak të pagave të ulëta”.

Tregtar: “Ose do t’i bëj vetë, ose do e mbyll se shqiptarët nuk duan të punojnë”.

Jo vetëm në Lezhë dhe në Shëngjin, në tërë vendin konflikti midis atyre që kërkojnë punë dhe atyre që duan të punësohen është thelluar. Një panoramë e trishtë, mbyllen biznese dhe krahu i punës ikën.

Gazetar i ABC News, Lezhë: Gjergj Figuri

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!