“Shqiptarët nëpër botë do votojnë më 11 maj”/ Rama: Kemi mundësi aktuale që Shqipëria të integrohet në BE

schedule17:48 - 29 Mars, 2025

schedule 17:48 - 29 Mars, 2025

Kryeministri Edi Rama deklaroi se shqiptarët jashtë adheut, kanë mundësi të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Nga Kreta, në takimin me diasporën shqiptare, Rama u shpreh se është mundësia aktuale që Shqipëria të integrohet në BE.

“246 mijë shqiptarë janë regjistruar në zgjedhjet e 11 majit, për t’i dhënë jetë një mundësie aktuale, që Shqipëria, më në fund të bashkohet me Europën dhe të bëhet pjesë e BE. Janë 65 mijë ndër ta, që janë këtu në Greqi. Është një mision që atë rreze të mos e lëmë të shuhet. Të bëhemi bashkë më 11 maj, Shqipëria e kësaj dekade të jetë anëtare e BE dhe çdo shqiptar të marrë pashaportën eurropiane të shqiptarit. Përveç nesh, askush tjetër nuk e donte votën e shqiptarëve jashtë atdheut, ata e kuptonin që nëse shqiptarët jashtë atdheut do të votonin nga jashtë, atëherë, padiskutim që ky do të ishte tjetër avantazh për ne, për PS, forcën që vazhdon të qeverisë vendin dhe e ka transformuar këtë vend. Ata në Tiranë e kuptinin që syri juaj, vëzhgimi juaj, bazohet në eksperiencë të mundimshme pune, për të qenë gjykim shumë objektiv, sepse ju ia dini punës më shumë se kushdo tjetër. Punët duan mund të madh. Rritja e ekonomisë së familjes do mund dhe do durim të madh. Të arrish të pranohesh nga të tjerët, do kokëfortësi dhe ambicie të madhe. Historia e Shqipërisë e këtyre 3 mandateve, është e ngjasjme me historinë e familjes suaj”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!