TIRANË- Shqiptarët në Britani të Madhe përveç sukseseve të arritura në fusha të caktuara janë etiketuar se janë përfshirë në aktivitete të paligjshme apo siç njihet ndryshe si fenomeni i “shtëpive të barit”.
Avokati Edmond Petraj, i ftuar në “360 gradë” tha se grupet kriminale shqiptare rekrutojnë të rinj nga vendi ynë, marrin përsipër konstaton e trafikimit dhe më pas të rinjtë përfundojnë duke shërbyer në shtëpitë e drogës.
“Marrin fëmijë nën moshë, u paguajnë dhe rrugën dhe i çojnë atje. Personazh të veçantë marrin përsipër të gjithë itinerarin dhe gjejnë në familje të varfra u japin shpre4snë dhe shpëtimin duke u paguar familjeve të tyre rrugën. Gjithçka është investim. Personi, i cili ishte bërë i penduar dhe kisha në mbrojtja, ky zotëri ishte i rekrutuar nga persona që merrnin përsipër të gjithë pjesën e lëvizjes dhe i merrnin që të rrinin në shtëpitë e hashashit në Londër”, tha ai.
Ish-drejtuesi i Policisë, Shemsi Prençi, tha se grupet kriminale shqiptare nuk janë më të mëdha në numër, por tregu i paligjshmërisë në Britani të Madhe kontrollohet nga persona të kombësive të tjera.
“Nuk mund të themi se grupet kriminale shqiptare kanë nënshtruar Londrën. Janë disa grupe të tjerë me kombësi dhe shtetësi të tjera. Janë marokenë, pakistanezë etj. Jo të gjithë shqiptarët shkojnë dhe punojë në këto veprimtari. Grupet kriminale shqiptare janë më të vogla në numër se grupet e tjera”, tha ai.
Avokati shqiptar që jeton në Londër, Naim Hasani, u shpreh se pjesa dërrmuese e emigrantëve shqiptarë janë integruar plotësisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe kontribuojnë drejtpërdrejt në ekonominë e ishullit.
Ai shtoi se grupet kriminale, sidomos gjatë vitit 2022 trafikuan drejt Mbretërisë së Bashkuar mijëra emigrantë kundrejt kanalit La Mansh.
“Pjesa dërrmuese e qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Britani janë kontribuues të drejtpërdrejtë të ekonomisë së Britanisë dhe janë personalitete dhe janë pjesë e çdo pjesë të shoqërisë britanik dhe kontribuojnë dhe e bëjnë shqiptarët krenarë. Kriminalët, që organizojnë trafikun janë të sofistikuar, janë grupe të pashpirt kriminale, që organizuan udhëtimin e mijëra shqiptarëve gjatë 2022 me gomone drejt Britanisë. Vlera e udhëtimit me gomone ra në mënyrë drastike dhe çdo pagesë për perona ishte 6 mijë paund për person”, tha ai./ abcnews.al