Në Tuz të Malit të Zi, koalicioni i partive shqiptare ka shënuar nëj fitore që ëshët cilësuar historike duke marrë plot 16 vende nga 32 në këshillin komunal. Nik Gjeloshaj është kryetari i ri i komunës Tuz.
Një ditë historike për shqiptarët e Malësisë së Madhe, pjesës që ndodhet në territorin e Malit të Zi. Pas një beteje rreth 200 vjeçare, ata arritën që të kenë mundësinë të dalin në zgjedhje dhe të votojnë për herë të parë për organet drejtuese të Komunës së Tuzit si një komunë e plotë, e pavarur nga kryeqyteti Podgorica. Me një rezultat të ngushtë, ku nga 32 këshilltarë të që ka këshilli i komunës, 16 prej tyre janë fituar nga Koalicioni i Partive Shqiptare. Në këtë njësi vendore i quajtur Forumi Shqiptar, ata kanë garuar nën moton “ Malësia na Bashkon”. Pas shpalljes së rezultateve shqiptarët e Malësisë kanë festuar këtë fitore historike, mes tyre ishte edhe Anëtari i Asamblesë së Nju Jorkut Mark Gjonaj i cili ka përcjellë nga afër zgjedhjet në Tuz.
Gjithashtu fitoren e kanë përshëndetur edhe liderët e partive të Koalicionit, Nik Gjeloshaj dhe Nikollë Camaj.
Nga 11. 904 qytetarë me të drejtë vote kanë marrë pjesë rreth 7800, ose 64.5%, ndërsa Koalicioni Shqiptar ka marrë 3682 vota, 50% ose 16 keshilltarë, Partia Demokratike e Socialisteve ( DPS) e presidentit Millo Gjukanoviç ka marrë rreth 31% të votave ose 10 këshilltarë me rreth 2.490 vota, pas tyre janë Partia Boshnjake me 4 këshilltarë, ose 960 vota ose 12 %, Socialdemokratët me 4.59% me 359 vota ose 1 këshilltar, Demokratët e Malit të Zi 3% me 236 vota dhe 1 këshilltar.
E cilësuar si një fitore historike e Shqiptarëve në Tuz, por edhe një disfatë e Milo Gjukanovic dhe partisë së tij, i cili edhe pse President i Malit të Zi ka marrë pjesë në mënyrë aktive në fushatën parazgjedhore në Tuz. /abcnews.al