Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

“Shqiptarët, lojtarët më të mirë të sportit të politikës”/ Rama: Do arrijmë 50 % të grave në PS! Tiranën duhet ta ngremë më lart

schedule13:10 - 21 Mars, 2026

schedule 13:10 - 21 Mars, 2026

Në përfundim të pjesës së parë të mbledhjes së Asamblesë së PS në Durrës, kryeministri u ndal tek 3 reflektime që sipas tij i cilësoi si të domosdoshme.

Rama iu përgjigj të gjithë kritikëve se në Shqipëri marrin pjesë në total 85 % duke nënvizuar se shqiptarët kanë treguar se janë lojtarët më të mirë të sportit të politikës.

Gjithashtu bëri të ditur se shifra e grave në PS duhet të shkojë në 50 %, ndërsa si mesazh të fundit theksoi se Tirana duhet të arrijë me çdo kusht në nivele më të larta.



“Fond në mbështetje për të gjitha emergjencat civile. Jemi afër një sezoni ku fillojnë zjarret dhe kemi ndërtuar një strukturë ndryshe për mënyrën se si do përballohen pasojat. Do bashkëpunojë me Ministrinë e Bujqësisë apo bashkitë. Dua të nënvizoj se të gjitha këto duhet të jenë pjesë e narrativës për raste krize. Sot nisim fushatë brenda PS dhe për PS në funksion të njerëzve dhe për të gjithë ato qëllime që ndajmë me njerëzit. Në fund dua të bëj 3 reflektime, së pari është mirë t’i mësojmë njerëzit me një fakt të thjeshtë në Shqipëri nuk ka rënie të interesit për të votuar siç thonë humoristët e tenxhereve që shfaqen si analistë në darkë dhe pas mesnate pasi marrin parë dalin e pinë. Në Shqipëri marrin pjesë 80 % e zgjedhësve. Në totalin e vet shkon 85 %. Shqiptarët janë lojtarët më të jashtëzakonshëm të sportit të politikës. Janë të stërvitur me politikën dhe e kuptojnë mirë se kush është kush. Dhe tjetra shifra e grave në PS 34 % dhe kjo është e pafalshme dhe këtë nuk ja fal sekretarit të përgjithshëm të PS që e quajti arritje…Ne do ta çojmë në 50 % dhe kjo çohet duke mos e pranuar që nuk ka gra dhe duke i imponuar të njëjtin numër një organizate ku një burrë i suksesshëm me vota nuk pranon të ketë 50 % gra. Ne nuk mund të kemi ambicie për të qenë ata që duhet të jemi duke pasur 34 % gra, duhet ta kapërcejmë këtë shifër me çdo kusht. Dhe e fundit, është pjesa e fundit e tabelës së klasifikimit në rezultatet e PS. Tirana, Lezha Shkodra dhe Kukësi. Shkodra dhe Lezha kanë bërë një hoë të jashtëzakonshëm nëse do kemi parasysh nga e nisëm. Tirana nuk mund të jetë aty, arsyet janë të ndryshme ka edhe një arsye të madhe që unë nuk dua t’i kthejmë sot por ne jemi PS e Shqipërisë dhe Tiranën duhet ta ngremë më lart se sa mesi i atij klasifikimi me çdo kusht”, tha ndër të tjera ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!