Shqiptarët, “koka” e grupit/ Laboratori i kokainës, gjykata lë në burg 10 të arrestuarit

schedule14:23 - 18 Nëntor, 2024

schedule 14:23 - 18 Nëntor, 2024

Gjykata e Posaçme vendosi të lërë në fuqi masën e arrestit me burg për 10 anëtarët e grupit kriminal që u arrestuan për prodhimin dhe trafikimin e kokainës.

Katër nga të arrestuarit konsiderohen si financues dhe organizatorë mes të cilëve, Klajd Birçe, Aldi Zonja, Geis Fejsullai, dhe Artion Çaushllari. Ndërsa 3 shtetasit amerikano-latinë kishin nisur punën për nxjerrjen e kokainës në laboratorët e improvizuar në Qerrëkë të Fushë Krujës dhe në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë.

Lënda narkotike, sipas SPAK, është importuar nga Amerika Latine, në muajit shtator dhe nëntor të këtij viti. Nga aksioni i policisë, janë sekuestruar 48 tonë material i papërpunuar.

Grupi kriminal e fshihte lëndën narkotike në lëkurë gjedhi në mënyrë që të mos zbulohej nga policia. Gjatë kontrolleve në disa godina të këtij grupi kriminal janë kapur 89.5 kg përzierës të ngurtë dhe 50 kg solucion të lëngshëm për përgatitjen e kokainës.

Gjithashtu janë sekuestruar edhe 6.1 kilogram kokainë, shuma të ndryshme parash, rreth 37 mijë euro si dhe 57 milion pesos kolumbiane./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!