Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shqiptarët fitojnë “miqësisht”/ Egnatia, Partizani dhe Dinamo bindin përpara Europës

schedule12:42 - 25 Qershor, 2025

schedule 12:42 - 25 Qershor, 2025

Ndeshjet serioze po afrohen. Skuadrat shqiptare duket se po përgatiten mirë për ndeshjet në Champions dhe Ligën e Europës, ndërsa vazhdojnë fazën përgatitore.

Egnatia arriti një fitore prestigjioze, edhe pse në miqësore ndaj skuadrës bullgare me shumë emër, CSKA të Sofies. Regi Lushkja dhe Ediron Ndreca shënuan për kampionen e Shqipërisë, ndërsa miqësorja e parë u barazua 2-2 me Iberian

Vllaznia, ndërkaq, humbi në miqësoren ndaj Koperit në Slloveni, por shënoi 3 gola në disfatën 3-5. Skuadra e trajneri Edi Martini shënoi e para me golin e bukur të Jagos, ndërsa rrjetat e tjera për shkodranët erdhën nga Dodaj dhe Gruda me penallti.

Duket se kuqeblutë kanë ende punë për të rregulluar lojën në mbrojtje. Dinamo ishte bindëse me fitoren 4-1 ndaj ish-kampiones së Kosovës, FC Ballkanit.

Trajneri I bluve kryeqytetas, Ilir Daja, ishte përballë ish-ekipit të tij, me të cilin fitoi tre tituj dhe doli dy herë në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës.

Nani, Bregu dhe dy herë Mandela vulosën fitoren e “nëndetëses”. Ndërkaq, Partizani mundi 3-0 skuadrën e Maqedonisë së Veriut, Rabotniçki, në miqësoren e luajtur në Ohër, aty ku po vazhdon fazën përgatitore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!