Kreu i opozitës, Lulëzim Basha, bëri më dije të shtunën një vendim të Gjykatës Supreme britanike të 21 dhjetorit 2017, i cili duket një ogur i mirë për shtetasit shqiptarë, që kanë përfituar shtetësinë angleze si kosovarë. Vendimi në fjalë i hap rrugë mbajtjes së shtetësisë britanike me identitetin e vërtetë për gjithë shqiptarët e regjistruar në këtë vend si shtetas nga Kosova. Basha i referohej takimit që kishte pasur me Naim Hasanin, një prej avokatëve të çështjes, njëkohësisht kryetar i Partisë Demokratike, dega Londër. “Ky ështe një vendim me rëndësi jetike dhe një arritje e madhe për te gjithe shqiptarët në Britani dhe familjet e tyre, që ndodhen në situatë të ngjashme ligjore”, komentonte Basha në postimin e tij në Facebook./abcnews.al
Shqiptarët e regjistruar në Britani si kosovarë, Basha jep lajmin e mirë
schedule15:09 - 30 Dhjetor, 2017
schedule 15:09 - 30 Dhjetor, 2017