“Shqiptarët duhet të bashkohen”, pasardhësi i Hasan Prishtinës: Të ridimensionohet figura e tij

schedule15:37 - 7 Dhjetor, 2021

schedule 15:37 - 7 Dhjetor, 2021

Nga Leontina Nika

Hasan Prishtina, ishte njëri ndër ideologët kryesorë të çlirimit dhe bashkimi kombëtar të shqiptarëve kështu e kujton edhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave e Shqipërisë së bashku me Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup në kuadër të 100 vjetorit të tij si kryeministër i Shqipërisë.

Pasardhësi Mehmet Prishtina thotë se fatkeqësisht dhe padrejtësisht shqiptarët vazhdojmë të jemi të ndarë prej më se një shekulli.

Ndërsa për Ballkanin e hapur, ai shprehet kundër dhe jo funksional pa njohjen e Kosovës nga Serbia

Ridimensionimi i figurës së Hasan Prishtinës duhet të  bëhet jo vetëm nga familja por edhe nga institucionet shtetërore.

Ekspozita “Hasan Prishtina në dokumentet arkivore” pas Shkupit dhe Prishtinë u përmbyll në Tiranë në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar.

Ekspozita flet mbi veprimtarinë e patriotit Hasan Prishtina me rastin e 100-vjetorit të marrjes së detyrës si Kryeministër i Shqipërisë.

Kjo ekspozitë përmban materiale që ruhen në Arkivin Qendror Shtetëror dhe që flasin mbi veprimtarinë e Hasan Prishtinës në periudhën parashtetërore, ndihma në organizimin e kryengritjeve anti-osmane në territoret e Vilajetit të Kosovës dhe mbi mbështetjen e zhvillimit të arsimit shqip.

Pjesë e ekspozitës janë po ashtu edhe letërkëmbimet e Hasan Prishtinës me personalitete të kohës mbi rëndësinë e çështjes shqiptare në prag të shpalljes së pavarësisë, mbi masakrat që bëheshin në popullsinë civile, prezantimi i Shqipërisë në Konferencën e Paqes, veprimtaria shtetërore e Hasan Prishtinës pas Kongresit të Lushnjës si dhe paraqitja e Qeverisë së Hasan Prishtinës dhe disa akte të dala nga kjo qeveri.

Gjithashtu ekspozita përmban një pjesë të jetës që ka shkruar një studiues gjerman për Hasan Prishtinën dhe vendimet e gjykatave apo institucioneve të tjera për ndalimin e futjes së tij në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe dënimin e tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!