Një lokal në Itali është mbyllur për 10 ditë pas një sherri mes disa shqiptarëve dhe italianëve.
Sherri u shua vetëm pas ndërhyrjes së policisë e cila kërkoi përforcime për të ndarë të dy grupet natën mes të shtunës dhe të dielës, më 6 shkurt.
Në sherr u përfshinë shtatë burra italianë dhe shqiptarë. Ata injoruan mbërritjen e policisë në vendin e ngjarjes dhe vijuan përplasjen duke rrahur dhe kërcënuar njëri tjetrin.
Policia ka vënë në pranga 7 personat që u përfshinë në sherr, shumica e të cilëve me precedentë të mëparshëm penalë.
Njëri prej tyre u dërgua për trajtim mjekësor në spital pasi gjatë përleshjes kishte thyer hundën. /abcnews.al