TIRANË- Të përfshirë në atmosferën e festave, të shumtë janë qytetarët që nuk kursehen me shpenzimet e dekorit në shtëpitë e tyre.
“Kam harxhuar 500-600 ndër vite. Këtë vit do shikoj të shtoj edhe gjëra të tjera”
“Kemi nisur t’i bëjmë, po kemi harxhuar”
Sipas traditës, pema e Krishtlindjes vendoset në datën 6 dhjetor, por vitet e fundit ky rit ka ndryshuar dhe vendoset më herët.
“E kemi vendosur më përpara, për atmosferë më të bukur. gëzojnë edhe fëmijët”
Trend i këtij viti janë pemët me shumë drita dhe kristalet. Por ndonëse preferencat janë të ndryshme, qytetarët vijojnë të jenë besnikë të ngjyrave klasike.
“Mua më pëlqen ngjyra e artë. Erdha të blej diçka për të kombinuar, por te kjo ngjyrë janë gjithmonë”
“Unë gjithmonë ngjyrën e Krishtit, të kuqen e gjakut. Jam besimtare ortodokse”
Nga një vëzhgim në treg, bredhat artificialë me gjatësi të ndryshme variojnë nga 3 mijë deri në 29 mijë lekë./abcnews.al