“Shqiponjë e Artë” trajnerit të Kombëtares/ Rama batuta me Sylvinho: Këtë e kam për një shqiptar në lindje e sipër

schedule18:36 - 22 Nëntor, 2023

schedule 18:36 - 22 Nëntor, 2023

TIRANË- Në Ditën Arbëreshe, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i dorëzoi trajnerit të Kombëtares së Shqipërisë Sylvinho dekoratën “Shqiponjën e artë”.

Shefi i qeverisë tha se këtë vlerësim nuk e ka për një shqiptar dhe për një arbëresh, por një personalitet, i cili sipas tij është një “shqiptar në lindje e sipër”.

“Këtë shqiponjë, nuk e kam as për një shqiptar, as për një arbëresh, por shqiptar mund të lindësh, dhe shqiptar mund të bëhesh, këtë shqiponjë e kam për një shqiptar në lindje e sipër. Dua ta ftoj këtu trajnerin e kombëtares tonë”, tha Rama teksa i dorëzoi “Shqiponjën e Artë” trajnerit Sylvinho.

Pasi u ngjit në podium, trajneri i kombëtares foli në gjuhën shqipe, ndërsa të pranishmit i përshëndeti me fjalën “mirëmbrëma”.

“Mirëmbrëma. Shumë faleminderit. Faleminderit të gjithëve”, tha Sylvinho.

Nën drejtimin e trajnerit brazilian, Shqipëria u kualifikua në kampionatin europian, i cili do luhet verën e ardhshme në Gjermani./abcnews.al