“Shqiponjat MC” janë një klub shqiptarësh të dhënë pas motoçikletave. Ky klub është themeluar 3 vite më parë dhe pjesë e tij janë mbi 36 anëtarë, të cilët përveç pasionit për motoçikletat, bëjnë dhe aktivitete humanitare në ndihmë të komunitetit.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, disa prej tyre ndan detaje nga marrëdhënia si grup, duke veçuar dhe një nga aventurat më të çmendura që kanë bërë.
“Ne ishim të gjithë motorista dhe e kemi krijuar këtë grupin ‘Shqiponjat MC’. Pasi jeta e motoristëve, është jetë pak më ndryshe, jetë rroku, pak më speciale dhe prej atëhere ne e kemi vazhdu organizimin dhe e kemi deri më sot”, u shpreh presidenti i klubit ‘Shqiponja MC’, Jeton Walto.
“I kemi takimet obligative, një herë në muaj, ‘Open House’. Janë ftuar të gjithë shokët që janë në klube të tjera dhe ata që janë në MC. Kemi obligative minimumi me u taku një herë në javë si grup, me nda pasionin me motor si klub. Jemi shumë të obliguar si klub. Aventura më e çmendur ka qene me bo 5 orë rrugë, 20 minuta takim dhe 5 orë në kthim”, tregoi një tjetër anëtar i grupit./abcnews.al