“Shqiponjat” arrestojnë dy 21-vjeçarët në Tiranë, çfarë iu gjendet në makinë

schedule10:10 - 7 Qershor, 2022

schedule 10:10 - 7 Qershor, 2022

Dy të rinj janë arrestuar nga forcat “Shqiponja” dhe ato të Komisariatit Nr.2 në Tiranë, të cilët u kapën duke udhëtuar me makinë.

Në bagazhin e makinës së tyre “Volkswagen Golf” u gjet dhe u sekuestrua një pistoletë, krehër dhe municion luftarak.

Arrestimi i të rinjve është kryer në kuadër të operacionit “Permission”, ndërsa ka rezultuar se njëri prej të arrestuarve kishte shkelur masën “Arrest në shtëpi”.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Permission”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje. Operacioni, i zhvilluar nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2. Qarkullonin me armë zjarri në automjet, vihen në pranga 2 shtetas. Njëri prej tyre kishte shkelur masën “Arrest në shtëpi”. Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se në rrugën “Hasan Alla”, po lëvizte një shtetas i armatosur, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Permission”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: – A. A., 21 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”; -A. B., 21 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjatë kontrollit të mjetit me të cilin po qarkullonin këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak. Gjatë verifikimeve ka rezultuar se shtetasi A. A. kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/abcnws.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!