“Shqipëria vendi i vetëm europian pa shkollë dramaturgjie”, Çapaliku: Hidhni farën që të korrni frutet

schedule13:55 - 26 Maj, 2023

schedule 13:55 - 26 Maj, 2023

Shkrimtari dhe dramaturgu, Stefan Çapaliku ka deklaruar se Shqipëria është i vetmi vend europian që nuk ka një shkollë dramaturgjie.

I ftuar në emisionin “Pas Mesnate” në ekranin e ABC Neës, ai e ka konsideruar një problem tepër të rëndë, pasi nuk mund të dalin dramaturg të rinj. Çapaliku ka theksuar se Kosova e ka një shkollë të tillë dhe ka krijuar profile tepër interesante.

Shqipëria është i vetmi vend europian që nuk ka një shkollë dramaturgjie. Kjo është sa e vërtetë dhe sa e rëndë. Është kaq e rëndë kjo punë, sa nuk na lejon ne të kërkojmë produkt nëse nuk kemi miell fare të kësaj pune. Pra, ti nuk e ke hedhur farën në tokë dhe habitesh kur thua që nuk ka mbirë asnjë lloj fruti për të korrur. Ti nuk ke për të pasur kurrë frute për të korrur, nëse ti nuk ke hedhur farën. Pra, të gjitha këto premtime shkojnë në kosh në momentin që nuk ka asnjë iniciativë. Të paktën në Fakultetin e Dramës apo Universitetin e Arteve, apo Fakultetin Filologjik nuk ka asnjë rëndësi ta ndërtojmë një degë të tillë. Imagjinoni, që edhe Kosova e ka dhe ka pasur rezultate të jashtëzakonshme atje. Vazhdimisht dalin dramaturg dhe dramaturge të reja me profile jashtëzakonisht interesante.

Kjo degë nuk ndërtohet në shtëpi, apo në një emision televiziv. Ajo punë është pjesë e programit politik arsimor shqiptar. Partia politike që fiton zgjedhjet, që merr pushtetin, që ka dhe Ministrinë e Arsimit, duhet që ta kete një prej aneksve të vetë, të shkruar dhe këtë punë, të hap një shkollë dramaturgjie”, u shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!