Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar Samitin vjetor “World Governments Summit” në Dubai.
Në një reagim në Facebook, Rama shprehet se Shqipëria gjithashtu zë një vend nderi, nërsa shton se ky Samit është një nga platformat më prestigjioze globale të inovacionit, që gjithashtu vlerësoi këtë vit me çmimin e parë Diellën.
Reagimi:
Shqipëria ze një vend nderi në World Governments Summit në Dubai – Ky samit vjetor, i cili është një nga platformat më prestigjioze globale të inovacionit, vlerësoi këtë vit me çmimin e parë Diellën, ministren e parë të bazuar në inteligjencë artificiale, si një model i ri qeverisjeje, që dëshmon se lidershipi në inovacion nuk përcaktohet nga madhësia e vendit apo e buxhetit, por nga vizioni dhe guximi për të rishikuar modelet tradicionale të qeverisjes.


