Shqipëria U21 kënaq trajnerin Bushi pas fitores në Turqi

schedule15:30 - 13 Qershor, 2019

schedule 15:30 - 13 Qershor, 2019

Trajneri i Shqipërisë U21, Alban Bushi, u shpreh i kënaqur pas tri fitoreve radhazi të skuadrës së tij. Bushi komentoi edhe të ardhmen e sulmuesit 18-vjeçar, Emiliano Bullari që luan në Greqi.

Mos vallë po vjen koha që të bëjë kthesë?

Shqipëria U21, e quajtur tradicionalisht ekipi Shpresa, më në fund arriti tri fitore radhazi, një zyrtare në eleminatoret europiane në Turqi, dhe dy në miqësoret ndaj Uellsit.

Trajneri Alban Bushi doli në konferencë për shtyp, për një përmbledhje dhe theksoi një ndryshim në krahasim me një vit më parë.

Një nga lojtarët më të mirë të Shqipërisë U21 është Emiliano Bullari, sulmuesi 18-vjeçar i Olimpiakosit.

Ekipi tjetër përfaqësues i shqiptarëve, Kosova, rival në grup, fitoi 3-1 ndaj Turqisë.

Sinkron Bushi

Shqipëria U21 ka dy barazime dhe një humbje në eliminatoret e Evropianit, ndërsa Kosova, ka dy fitore në dy ndeshje, duke arritur sukses 3-1 ndaj Turqisë, por edhe 4-0 në fushën e Andorrës, aty ku Shpresat tona barazuan 2-2./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!