TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka nisur këtë të diel ndryshe, duke publikuar aplikacionin e quajtur “TEA”, i cili sipas tij është kthyer në një guidë frymëzuese për turistët që vizitojnë Shqipërinë.
Në aplikacion përfshihen të gjithë informacionet për qytetet e Shqipërisë dhe mundësitë e eksplorimit të natyrës, vlerave të zonës dhe vlerave historike dhe kulturore.
“Mirëngjesi dhe me udhëtimin e TEA që vazhdon, pasi kapërcyem kufijtë dhe e kthyem në një guidë frymëzuese për mijëra turistë, që e bënë këtë aplikacion pjesë të pushimeve dhe eksperiencës së tyre unike në Shqipëri, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan Rama.
Gjatë këtij sezoni turistik, referuar statistikave zyrtare, Shqipëria përjetoi në gjashtë mujorin e parë të vitit përjetoi një bum turistësh dhe vizitorësh, të cilët shijuan malin, detin dhe çdo bukuri tjetër të vendit, nga veriu në jug./ n.m.abcnews.al