Shqipëria tërheq turistët/ Në janar, 14,5 përqind më shumë të huaj se një vit më parë

schedule15:30 - 8 Shkurt, 2025

schedule 15:30 - 8 Shkurt, 2025

Më shumë se gjysëm milionë turistë të huaj kanë vizituar Shqipërinë në janar të këtij viti.Statistikat zyrtare tregojnë se edhe ky vit do të ketë fluks turistësh të huaj duke siguruar më shumë të ardhura për ekonominë shqiptare.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Turizmit në janar vendin tonë e vizituan 560 turistë ose 14,5% më shumë nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të vitit 2024.Shifrat janë edhe më optimiste krahasuar me 4 vite më parë duke pësuar gati një trefishim të turistëve të huaj që kanë zgjedhur të eksplorojnë Shqipërinë.

Shifrat e vizitorëve gjatë muajit janar tregojnë se tashmë Shqipëria është transformuar në një destinacion gjithëvjetor dhe nuk preferohet vetëm për plazhet.

Turizmi është transformuar në një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare .Gjatë vitit të kaluar rezulton se shpenzimet e turistëve të huaj arritën në 4.5 miliardë euro ndërsa sektori I turizmit gjeneron rreth 28% të totalit të punësimit.

Gjatë vitit të kaluar Shqipëria priti mbi 11.7 milionë turistë të huaj,ndërsa u zgjerua ndjeshëm gjeografia e vendeve nga vijnë vizitorët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!