Turizmi po rikuperon me shpejtësi humbjet që shënoi nga pandemia.
Prillin e këtij viti të huajt që zgjodhën të vizitojnë Shqipërinë sipas Institutit të Statistikave ishin afro 19 herë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit paraardhës kur vendi ndodhej në karantinë për shkak të Covid 19.
Shumë prej të huajve përveçse vizitojnë atraksionet turistike përfitojnë dhe për të kryer vizita shëndetësore. Humbert Antero, nga ishulli i Curaçao është një prej tyre.
43 vjeçari erdhi për disa ditë pushime, por miqtë i sugjeruan të përfitonte nga ky udhëtim dhe të kryente në Spitalin Amerikan tre në Tiranë kontrollet që kishte lënë pezull në vendin e tij.
“Kam ardhur në Shqipëri për disa ditë pushime. Bëra miq këtu. Ata më folën për Spitalin Amerikan dhe sot erdha për të kryer disa kontrolle. Për mua ishte një përvojë e këndshme”, thotë ai.
Me përfundimin e vizitave Humbert na tregon përshtypjet për Spitalin Amerikan 3 në Tiranë.
“Pata mundësinë të kryeja të gjitha ekzaminimet që dëshiroja, nga njerëz profesionist dhe mora përgjigje në një kohë të shkurtër. Do t’ia sugjeroja çdo turisti. Nëse vizitoni Shqipërinë lini një takim në Spitalin Amerikan. Kryeni një kontroll dhe mësoni nëse gjithçka po shkon mirë tek ju”, tha më tej ai.
Për arsye se shumë të huaj përfitojnë nga pushimet apo vizitat tek të afërmit për të marrë dhe shërbim shëndetësor, Instituti i Statistikave numrin e atyre që kanë hyrë në Shqipëri, e ka përllogaritur sëbashku dhe vetëm në prill bëhet fjalë për rreth 219 mijë persona.
/abcnews.al/