Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Shqipëria synon turizmin elitar/ Forbes: Destinacioni i ardhshëm i jahteve luksoze në Mesdhe

schedule14:15 - 17 Janar, 2026

schedule 14:15 - 17 Janar, 2026

Shqipëria synon të transformohet në një qendër  jahtesh në Mesdhe duke synuar turizmin elitar.Prestigjozja Forbs shkruan se shteti ballkanik ka të gjitha pasuritë natyrore të fqinjëve të tij madje duke rivalizuar Greqinë dhe Malin e Zi me pastërtinë e ujit dhe pjesët e bregdetit me diell. Shqipëria konsiderohet si një  vend në një pozicion ideal për të përfituar nga sezoni i jahteve në Mesdhe, megjithatë mbetet plotësisht jashtë radarit të industrisë.

Sipas Forbes zyrtarët shqiptarë kanë prezantuar planet  për ta transformuar Shqipërinë në qendrën e ardhshme të superjahteve. Strategjia e tyre detare, e mbështetur nga investitorë privatë,  parashikon ngritjen e një rrjeti marinash të ndërlidhura përgjatë bregdetit, duke krijuar një ndalesë tërheqëse për jahtet gjatë sezonit të Mesdheut.

Projektuesi italian i jahteve Luca Dini është ngarkuar me projektin të cilin  thotë për Forbs se Shqipëria është i vetmi vend në Evropë ku ende kjo industri mund të zhvillohet në shkallë të gjerë.



Projekti ambicioz parashikon disa kilometra vijë bregdetare të shndërruara në një marinë dhe kompleks turistik, duke ofruar fusha sportive, meditim, yoga dhe mundësi për lutje dhe adhurim, ndërsa u ofron vizitorëve mundësinë të përfshihen në “kulturën tradicionale dhe ushqimin vendas”.

Në shkrimin e Forbs për Shqipërinë rrjeti i marinave pritet të ndikojë në përmirësimin e rritjes ekonomike përgjatë gjithë vijës bregdetare. Në fokus janë edhe zhvillimi i objekteve të reja  të shërbimit që synojnë industrinë e jahteve, siç janë kantierët e riparimit, furnizuesit e jahteve, stacionet e riparimit dhe zonat e furnizimit me karburant me cilësi të lartë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!