Rama në Lezhë: Një nga bashkitë më të pastra të vendit, 3 veprat e mëdha që do të bëhen në mandatin e dytë të Pjerinit

schedule19:46 - 7 Maj, 2023

schedule 19:46 - 7 Maj, 2023

Kryeministri Edi Rama, vazhdon turin e takimeve elektorale për zgjedhjet e “14 Majit”. Së fundmi kryeministri është ndalur në Lezhë ku ka prezantuar kandidatin e PS, Pjerin Ndreu.

Fjalën e tij e nisi duke thënë se Lezha kur e mori PS ishte një nga qytetet më të papastërta më Shqipëri, ndërsa sot një nga bashkitë më të pastra të vendit.

Rama tha se pastrimi është gjëja me elementare, por te kjo gjë elementare është edhe ndarja më e madhe mes tyre dhe kundërshtarit.

Ndër të tjera Rama tha se sot Shqipëria në sytë e botës është aty ku nuk ka qenë kurrë më parë.

Në fund ai tha se 3 veprat e mëdha për Lezhën që do të përfundojnë gjatë mandatit të dytë të Pjerinit janë: Lidhja e Lezhës me Tiranën nëpërmjet aksit Milot – Balldren, aksi Shengjin – Velipojë dhe bajpasi i Shëngjinit.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Unë besoj që këtu në Lezhë që nuk duhet të ketë asnjë dilemë. Sepse këtu kontrasti mes të shkuarës dhe të tashmës është kaq i prekshëm.

Kur Lezha zgjodhi Pjerinin, Lezha ishte një nga qytetet më të papastërtia në Shqipëri.  Sot Lezha, jo vetëm qyteti, por bashkia Lezhë është një nga bashkitë më të pastra të vendit.

Po shikoja sheshin, dhe nëse ai aty mos të kishte pirë cigare, asnjë bisht cigareje nuk do të ishte në shesh.

Pastrimi është gjëja me elementare, por të kjo gjë elementare është edhe ndarje mes nesh dhe atyre. Që nuk e di se si vijnë në Lezhë dhe kërkojnë vota, kur e kanë të shkruar në ballë që janë të paaftë dhe të padenje për të marrë besimin e Lezhës.

Ku është sot Mark Marku me Agron Gjekmarkaj, me kë janë zëvendësuar dhe pse nuk janë këtu. Sepse ishin të parët që e kuptuar që  kishin hyrë në vathën e gabuar dhe i lanë shëndenë tufës së deleve.

Ça bënë ata këtu në Lezhë? Përveçse ngatërruan pronat në bregdet dhe e çuan bashkinë në pikë të hallit.

Shqipëria sot, është aty ku nuk ka qenë kurrë në sytë e Botës. Flamuri shqiptar është më lart se kurrë më parë në sytë e Botës.

Ky flamur sot është bashkë me flamujt e fuqive me të mëdha të botës në Këshillin e Sigurimit. Shqipëria është bërë vendi i parë mikpritës i të parit samit jashtë Europës.

Shqipëria po përgatitet për të bërë këtu samitin e Berlinit, për herë të parë jashtë Europës.

Këto ndodhin sepse Shqipëria sot, i ka bërë vend vetes dhe ka treguar se jep respekt dhe meriton respekt, pavarësisht madhësisë së vendit apo ekonomisë.

Ne atje në Këshillin e Sigurimit dhe OSBE, ulemi dhe qëndrojmë, jo se jemi ndonjë superfuqi ushtarake dhe ekonomike, as se jemi ndonjë narkoshtet dhe duan të mësojnë nga ne, jo, por sepse ne kemi dhënë me forcën e shembujve konkret, provën që ne jemi të respektueshëm dhe të besueshëm.

Kjo nuk do të ndodhte nëse aleatët perëndimorë nuk do ta mbështesnin. Na fal, kur këto na mbështesin, kjo do të thotë që  sytë janë akoma më shumë nga ne. SHBA dhe Perëndimi, nuk do të numërojnë votat e PS, por do të numërojnë votat që i kanë dhënë një personi që ne nuk e duam.

Nga pikëpamja e respektit për stërgjyshërit  dhe traditës për të djathtën, “gërdalla” nuk ka asnjë lidhje, nga pikëpamja e marrëdhënieve me aleatët, “gërdalla” nuk ka asnjë lidhje, “gërdalla” nuk ka asnjë lidhje as me punën.

Ne tani kemi ambicie të bëjmë lidhjen e Lezhës me Tiranën dhe pa e çuar një lezhjan për 15-17 minuta në Tiranë nuk e kemi bërë detyrën. Bajpasi i Shëngjinit,  Shëngjin – Velipojë dhe Milot-Balldreni janë 3 veprat që dua që brenda mandatit të dytë të bëhen realitet. r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!