Shqipëria shkëlqen në panairin e Brukselit

schedule16:14 - 26 Nëntor, 2017

schedule 16:14 - 26 Nëntor, 2017

Shqipëria ka qenë e ftuara e nderit në panairin “Kënaqësitë e dimrit”, që u zhvillua në Bruksel. Artizanati dhe kultura shqiptare ishin elementët spikatës, që tërhoqën vëmendjen e vendasve e turistëve, por sidomos të shqiptarëve që jetojnë në Belgjikë.

Brukseli ka veshur fustanin e dritave festive të fundvitit me një vello kuq e zi. Shqipëria është e ftuara e nderit e panairit “Kënaqësitë e dimrit” që zhvillohet si çdo vit në zemër të Europës. Të gjithë mund të gjejnë një copëz Shqipërie te flamuri që valvitet në tregun e Krishtlindjeve, te prodhimet cilësore përmes të cilave të huajt e shumtë që vizitojnë panairin zbulojnë diçka nga vendi i Europës Juglindore që ata nuk e njohin ende, apo rikujtojnë shijet e vendit me të cilin kanë rënë në dashuri gjatë pushimeve verore. Për shqiptarët që jetojnë në Belgjikë, stendat shqiptare të panairit sjellin në mendje momentet e vyera të fëmijërisë, dashurinë për vendlindjen dhe tingujt gazmorë të festës shqiptare. Ato që spikatën te përfaqësuesit e institucioneve europiane, belgë dhe shqiptarë gjatë koncertit të organizuar në Bashkinë e Brukselit janë vlerat e muzikës shqiptare. Një kombinim i muzikës së dhomës përmes kuartetit të Radio Televizionit Shqiptar dhe sopranos Enkeleida Çela, si dhe muzikës tradicionale të sjella nga familjes Qerimi. Në këtë aspekt, bashkohen të gjithë. Artizanati dhe artistët shqiptarë janë ambasadorët më të mirë të vendit:

“Kuarteti i Radio Televizionit Shqiptar ka dhjetë vite që funksionon. Muzika e dhomës është paksa e munguar në Shqipëri, por mendojmë që në mënyrë modeste mund t’a përçojmë në këtë event të rrallë dhe specifik”. Është në interesin tonë, në interesin kombëtar dhe të gjithë shqiptarëve që të shohin edhe anën tjetër të medaljes, sa e rëndësishme është muzika serioze shqiptare dhe çfarë vendi zë ajo”.

“Skena muzikore e këtij panairi shumë emocional dhe aktiv na bëri ne që të sjellim produksionin tonë të ri të familjes Qerimaj që u prit shumë mire”.

Për ambasadën e Shqipërisë në Bruksel, përfaqësimi i Shqipërisë në këtë panair është dinjtoz:

Suela Janina, ambasadore e Shqipërisë pranë BE-së:Sigurisht që është kënaqësi e pamasë të shohim Shqipërinë të prezantuar për herë të parë në një nga panairet më prestigjoze të Europës dhe është krenari kur shohim që në stendat shqiptare, aty ku ka prodhimet tona, produktet karakterisitike dhe artizanatin shqiptar, mblidhen shumë kureshtarë dhe ne përcjellim me këtë rast edhe vlerat tona më të mira”.

Përfaqësimi i Shqipërisë në këtë panair është realizuar falë bashkëpunimit të Bashkisë së Tiranës dhe asaj të Brukselit. Panariri “Kënaqësitë e dimrit” do të qëndrojë i hapur deri në 31 dhjetor./abcnews.al

 

https://youtu.be/FtNxcZ7sb8U

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!