Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Shqipëria, shembull për vendet e rajonit”/ Ali Ahmeti uron Ramën për hapjen e grupkapitullit final

schedule17:07 - 17 Nëntor, 2025

schedule 17:07 - 17 Nëntor, 2025

Hapjen e grup kapitullit të fundit të Shqipërisë në procesin e saj të integrimit, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut Ali Ahmeti ja njeh si meritë kryeministrit të vendit Edi Rama.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook ai shkruan se kjo është një arritje e jashtëzakonshme për Shqipërinë.

“Shqipëria arriti që për 12 muaj të hap të gjithë kapitujt negociues duke shënuar një rekord mbresëlënës. E ardhmja europiane është rruga e vetme për shqiptarët dhe për të gjithë të tjerët në Ballkanin perëndimor”, ka thënë Ali Ahmeti, kreu i BDI.

Sipas Ahmetit, Shqipëria duhet të shërbej si një shembull edhe për vendet e tjera të rajonit, të cilat fillimisht duhet të tejkalojnë sfidat mes njëra tjetrës.

 “Maqedonia e veriut dhe Kosova duhet të ndjekin hapat dhe ti bashkëngjiten përkushtimit të Shqipërisë dhe të Malit të Zi për tu integruar në Bashkimin Europian”, u shpreh Ahmeti.

Kreu i BDI, vlerëson se në këto kohëra dhe rrethana të vështira për kontinentin dhe për botën, rruga europiane dhe rreshtimi me Bashkimin Europian është përcaktimi më i sigurt për kombet dhe rajonin.

Tirana zyrtare në 12 muaj arriti të hap edhe grup kapitullin e fundit, atë të “Bujqësisë dhe Kohezionit”, ndërsa synim ka vitin 2027, si kohë kur pret të përmbush aspektin teknik të të gjithë procesit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!