Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

“Shqipëria s’do merret peng”, Lamallari: Përgëzime policisë për neutralizimin e molotovarëve të përdorur si mish për top

schedule22:14 - 17 Prill, 2026

schedule 22:14 - 17 Prill, 2026

Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka reaguar për protestën e organizuar nga Partia Demokratike, e cila pati jo pak përplasje dhe tensione. Në një reagim në rrjetet sociale, Lamallari ka publikuar foto të molotovëve të sekuestruara nga policia, teksa shkruan se Shqipëria nuk do të merret peng nga një pakicë që nuk ngurron të përdorë të miturit për të djegur dhe për të fshehur dështimin e vet.

“Përgëzime Policisë së Shtetit për reagimin profesional, vetëpërmbajtjen dhe neutralizimin e menjëhershëm të molotovarëve të përdorur si mish për top për të djegur qytetin, për të nxirë vendin dhe për të rrezikuar jetën e efektivëve me uniformë.

Shqipëria nuk do të merret peng nga një pakicë që nuk ngurron të përdorë të miturit për të djegur dhe për të fshehur dështimin e vet.



Mes atyre që ndërtojnë të ardhmen europiane të vendit dhe atyre që kërkojnë ta djegin atë, zgjedhja është tashmë e qartë nga mbarë shqiptarët”, ka shkruar Lamallari.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!