Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shqipëria priti mbi 1.1 milion vizitorë të huaj/ INSTAT: Përshpejtohet rritja në maj, 16 për qind më shumë

schedule13:58 - 25 Qershor, 2026

schedule 13:58 - 25 Qershor, 2026

Pranvera ka shtuar ndjeshëm numrin e turistëve të huaj që kanë vizituar Shqipërinë. Të dhënat e INSTAT tregojnë së në maj vendin e vizituan 1.1 milionë turistë duke pësuar një rritje me gati 16%.

Kjo shifër tregon përshpejtim të numrit të turistëve që kanë ardhur në Shqipëri përgjatë këtij viti.

Ndërkohë si periudhë janar- maj Shqipëria ka pritur 3.7 milionë turistë. Evropa mbetet tregu dominues për turizmin shqiptar. Sipas INSTAT Evropa Jugore ku përfshihen Italia, Spanja e Portugalia  zë peshën kryesore me rreth 749 mijë vizitorë, e ndjekur nga Evropa Perëndimore me mbi 129 mijë hyrje.



Gjatë tremujorit të parë, të ardhurat nga vizitorët e huaj sipas Bankës së Shqipërisë arritën mbi 1 miliard euro, duke u rritur me 14.8 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ky është niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë për tre muajt e parë të vitit, duke konfirmuar zgjerimin e sezonit turistik përtej muajve të verës.

Rritja e të ardhurave po shoqërohet edhe me zgjerimin e flukseve turistike. Shqipëria po tërheq çdo vit më shumë vizitorë jo vetëm nga tregjet tradicionale, por edhe tregje të reja. Pritshmëritë për turizmin shqiptar mbeten optimiste për këtë vit.

Operatorët turistik kanë raportuar rritje të rezervimeve dhe nëse tendenca aktuale do të vazhdojë edhe gjatë sezonit veror, viti pritet të shënojë rekorde të reja si për numrin e vizitorëve, ashtu edhe për të ardhurat që gjeneron industria e turizmit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!