Shqipëria pjesëmarrëse në panairin ndërkombëtar të turizmit “FITUR, Madrid”, Rama takon homologun spanjoll

schedule18:54 - 23 Janar, 2024

schedule 18:54 - 23 Janar, 2024

Kryeministri Edi Rama nisi këtë të martë një vizitë pune dy ditore në Spanjë me rastin e pjesëmarrjes së Shqipërisë në panairin gjigand të turizmit “FITUR, Madrid”.

Ai do të mikpritet nga Kryeministri i Spanjës Pedro Sanches në një takim kokë më kokë, në zyrën e tij në Madrid, që do të pasohet nga takimi i zgjeruar dypalësh mes dy delegacioneve, ku në përbërje të delegacionit që shoqëron kryeministrin Rama janë edhe disa nga kryetarët e bashkive të vendit tonë.

Ditën e mërkurë, kryeministri Rama do të marrë pjesë në çeljen e Panairit Ndërkombëtar të Turizmit “FITUR 24” që do të bëhet nga Mbreti i Spanjës Felipe VI, ku do të prezantohet diversiteti i pasur turistik i vendit tonë, si një destinacion unik për t’u promovuar e vizituar.

Gjatë pjesëmarrjes në panair, kryeministri Rama do të takohet me sipërmarrës dhe drejtues të kompanive prestigjioze botërore, si dhe përfaqësues të Organizatës Botërore të Turizmit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!