“Shqipëria përsëri e izoluar”, gazetarja: Shtetet duhet të kishin reaguar, kjo nuk është bërë

schedule08:45 - 1 Korrik, 2020

schedule 08:45 - 1 Korrik, 2020

Këshilli i BE-së  miratoi listën e vendeve të cilat do u hiqet kufizimi i udhëtimit. Në këtë listë nuk është Shqipëria.

Gazetarja e Erisa Zykaj raporton nga Brukseli për abcnews.al se mënyra se si po menaxhohet situata në e koronavirus në Shqipëri ka ndikuar në vendimet që janë marrë nga Këshilli i BE-së.

“Duke parë situatën epidemiologjike të dy javëve të fundit kishte një ndryshim të dukshëm.

Një nga kriteret ka qenë si po menaxhohet situata e pandemisë, në spitale, institucione… Të gjitha këto kanë ndikuar. Krahasuar në ato që kanë raportuar nga të gjithë shtetet.

Vetë shtetet duhet të kishin reaguar dhe kjo nuk është bërë. Vendet e tjera nuk kanë bërë punën e tyre siç duhet. Më parë ka qenë vetëm një rekomandim i KE për kufizimet e udhëtimeve jo esenciale. Shumë shtete anëtare nuk e ndoqën rekomandimin e Komisionit Evropian”.

Ajo shtoi se në lidhje me këtë situatë duhet një forcë bindëse, me shifra, apo me arsyetimin që vendet e Ballkanit kanë një perspektive Evropiane. Kjo sipas saj duhet të bëhet për dy javë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!