Në imagjinatën e atyre që dëgjojnë për Shqipërinë, dhe që nuk e kanë vizituar gjatë këtyre 10 viteve të fundit, akoma kanë në memorie ankorimin e anijes ”Vlora” në portin e Barit, më 8 gusht 1991 dhe ”pushtimin” e Italisë nga 20 mijë shqiptarë.
”Pas 30 vitesh nga ajo ngjarje, Shqipëria ka ecur me hapa të shpejtë, një rrugë që e ka çuar atë në një vend me standarde europiane dhe me një rritje ekonomike mesatare prej 5% në 10 vitet e fundit.
Një nga gjërat më të bukura në Shqipëri është mikpritja nga banorët vendas për italianët, ndërkohë që krimet e vogla pothuajse nuk ekzistojnë, të rinjtë janë edukuar që të respektojnë të tjerët, rregullat respektohen dhe zbatohen si në rrugë ashtu edhe në autobusë. Investimet e Huaja Direkte (FDI), i ”Financial Times”, publikoi një raport të veçantë që rendit destinacionet kryesore europiane për të investuar për periudhën 2020-2021.
Në një nga këto kategori gjejmë edhe kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën.
“Kriza ekonomike dhe financiare me të cilën përballen kompanitë italiane për disa vite e ka bërë çështjen e ndërkombëtarizimit një temë jashtëzakonisht aktuale”, sipas Roberto Laera, drejtori i Rrjetit të Grupit Italian, i cili për 15 vite ka mbështetur qindra kompani të huaja për ndërkombëtarizimin e tyre në Ballkan, i cili sheh Shqipërinë si pikën më të përshtatshme natyrore dhe gjeopolitike për kompanitë italiane.
“Pranë Italisë dhe një urë drejt Ballkanit dhe Europës Lindore, Shqipëria ka një ekonomi në rritje të vazhdueshme, një treg pune të ri, dinamik dhe shumë më të lirë sesa në vendet e tjera të zhvilluara”, shton ai.
Kompani të shumta europiane, pensionistë dhe punëtorët e kanë kuptuar këtë, aq sa numërohen më shumë 3 000 kompani italiane në Vendin e Shqiponjave dhe rreth 20 mijë italianë që jetojnë në Shqipëri.
Në përgjithësi, një kompani italiane ka përparësi të shumta të tilla si një fuqi punëtore e kualifikuar, tatimi mbi fitimet që variojnë nga 0% në 15%, kostot e punës ndër më të ulëtat në Europën Lindore, traktatin e taksimit të dyfishtë me Italinë, nivelin e arsimimit mbi mesataren e BE-së, gjuha italiane që flitet nga një pjesë e madhe e popullsisë, stimuj të fortë nga FMN dhe BQE për iniciativa biznesi, prani e gjerë e bankave ndërkombëtare dhe italiane (Banca Intesa Albania), një vend në një bum ekonomik që të krijon hapësira të bollshme për investime në sektorë të ndryshëm.
Për sa i përket Qendrës Ndërkombëtare të Tregtisë, Shqipëria mburret me rritjen më të lartë ekonomike në Europën Juglindore dhe taksat ndër më të ulëtat.
Përveç të gjitha këtyre avantazheve, qeveria shqiptare, për të përballuar krizën për shkak të pandemisë, për vitin 2021 ka vendosur një seri stimujsh për kompanitë që variojnë nga taksat zero për fitim biznesi për ndërmarrjet me një xhiro deri në 14 milionë lekë (rreth 130 mijë euro), me zerimin e TVSH-së për kompanitë me një xhiro deri në 10 milionë lekë (rreth 80 mijë euro).
Këto politika stimuluese eliminojnë taksat në sektorin e turizmit për hotelet me 4 dhe 5 yje, në sektorin agro-ushqimor, në teknologjinë e informacionit, për sipërmarrje në agroturizëm dhe për kompanitë bujqësore.
TVSH-ja u ul në 6% për akomodimin dhe shërbimet hotelierike brenda objekteve turistike dhe bizneseve të agroturizmit, përveç përjashtimit total nga TVSH-ja për importet të produkteve dhe makinerive bujqësore, lëndëve të para në industrinë farmaceutike, shërbimeve veterinare dhe investimeve në energjinë diellore.
Për të mos përmendur fondet e vendosura nga donatorë ndërkombëtarë si BQE(Banka Qëndrore Europiane), FMN(Fondi Monetar Ndërkombëtar), EIF(Fondi Europian i Investimeve), BERZH(Banka EUropiane për Rindërtim dhe Zhvillim), ADF(Fondi Shqiptar i Zhvillimit) e të tjerë për zhvillimin e turizmit.
Në prill 2020, gjithashtu në zonën industriale të Elbasanit, disa minuta nga Tirana, përveç krijimit të një zone të re të lirë ekonomike prej 80 hektarësh në Kashar të Tiranës, e destinuar te kompanitë e teknologjisë me përparësi të shumta ndaj kompanive që duan të zhvendosen, u krijua edhe një zonë pa taksa dhe dogana.
Por, përparësitë e lëvizjes në Shqipëri nuk rezervohen vetëm për bizneset.
Në janar 2020, qeveria miratoi heqjen e taksave për pensionet për të gjithë shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë dhe për të gjithë shtetasit e Bashkimit Europian që do të lëvizin me leje të rregullt qëndrimi në Shqipëri.
Shumë afër Italisë dhe jo vetëm gjeografikisht, Shqipëria po bëhet një nga destinacionet më interesante, veçanërisht vitet e fundit: kosto shumë të ulëta qiraje, kosto të ulëta të jetesës, plazhe të bukura dhe një klimë e favorshme dhe një komunitet italianësh, që po rritet gjithnjë e më shumë./abcnews.al