Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shqipëria pa para fizike / Vakaj: Sistemi financiar ende i papërgatitur. Kostot në sistemin financiar, një pengesë e madhe

schedule20:22 - 5 Dhjetor, 2025

schedule 20:22 - 5 Dhjetor, 2025

Cashless Albania 2030 është iniciativa më e re e qeverisë që synon kryerjen e pagesave online, duke minimizuar pagesat përmes parave fizike.

Dritan Vakaj, drejtor i Shoqatës së Zyrave të Këmbimit Valutor, tha për ” Sheshi i Dollarit” se sistemi financiar shqiptar nuk është ende i përgatitur për kalimin në një ‘ekonomi’ pa para fizike. Ai theksoi se mungon infrastruktura, duke përmendur se deri një vit më parë transfertat bankare kërkonin deri në tre ditë dhe se Shqipëria s’ka ende “instant payment” si BE-ja. Sipas tij, edhe pse hyrja në SEPA është pozitive, aktorët e rinj të pagesave elektronike mbeten të kufizuar për shkak të mungesës së infrastrukturës.

“Është çështje e edukimit, e infrastrukturës dhe e nivelit të përgatitjes së sistemit financiar, teknologjisë dhe bashkëpunimit mes bankave dhe Ministrisë së Financave. Bëhet fjalë për një mozaik institucionesh që duhet të kenë një qasje më të gjerë ndaj sistemit të pagesave.

Nëse deri para një viti një transfertë nga një bankë në tjetrën kërkonte deri në tre ditë, kjo lidhet me mungesën e infrastrukturës. Ende nuk kemi një infrastrukturë si në BE, ku ekziston “instant payment”, që lejon kryerjen e pagesave për 10 sekonda. Është e pajustifikuar që duhet të presim dy ditë për një transfertë.

Hyrja në sistemin SEPA është një zhvillim pozitiv, ashtu si edhe futja e aktorëve të rinj në tregun e parave elektronike, por këta aktorë mbeten pak të pranishëm për shkak të mungesës së infrastrukturës. Në Shqipëri ka qasje të pjesshme në sistemin bankar, por ende të kufizuar.

Sistemi financiar nuk është ende i përgatitur të përballojë fluksin që kërkon një ekonomi pa para fizike. Edhe vetë administrata publike pranon pagesa në para cash, çka tregon se ka një sërë elementësh që duhet të merren në konsideratë.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!