“Shqipëria nuk ndalet”/ Drejt hapjes së grupkapitullit 4, Rama: Tjetër hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit në BE

schedule18:44 - 11 Qershor, 2025

schedule 18:44 - 11 Qershor, 2025

Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të 27 vendeve anëtare të BE-së ka autorizuar presidencen polake që t’i kërkojë zyrtarisht Shqipërisë paraqitjen e pozicionit të saj negociues për grupkapitullin 4, Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme.

Liduhr me këtë, kryeministri Edi Rama e ka cilësuar një tjetër hap të rëndësishëm drejt anëtarësimit në BE.

Rama theksoi se Shqipëria nuk ndalet në rrugën e integrimit evropian.

Postimi i Ramës në Facebook

Shqipëria nuk ndalet. Një tjetër hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit në BE.

Sot, më 11 qershor 2025, Shqipëria mori dritën jeshile për hapjen e negociatave për Grupkapitullin 4 – “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”.

Ky vendim i vendeve anëtare të BE konfirmon përgatitjen tonë dhe progresin konkret në rrugën drejt familjes europiane.

Kapitujt përfshijnë:

  • Politikat e transportit (Kapitulli 14),
  • Energjia (Kapitulli 15),
  • Rrjetet trans-europiane (Kapitulli 21),
  • Mjedisi dhe klima (Kapitulli 27).

Ky është një hap tjetër drejt Shqipërisë 2030, vend krenar i Bashkimit Europian.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!