Edhe gjatë natës deri në mëngjesin e ditës së fundit të nëntorit u shënuan goditje të reja sizmike.
Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit bën të ditur se janë regjistruar 9 lëkundje tërmeti deri në orën 07:07 të 30 nëntorit. IGJEUM bën të ditur se magnituda e lekundjeve vjen në rënie krahasuar me paslekundjet e forta qe pasuan termetin tragjik me 50 viktima.
Lekundja me magnituden më të fortë ka qënë ajo me epiqender ne Gjirin e Lalëzit, me forcë 3.4 dhe është matur në orën 05:16./abcnews.al