Vijojnë lëkundjet e tërmetit. Para pak minutash është regjistruar një tjetër goditje.
Sipas të dhënave paraprake lëkundja është regjistruar me magnitudë 3.5, 35 km nga Tirana dhe 7 km nga Mamurrasi.
Tërmeti 6.4 i shkallës richter ka shkaktuar të paktën 19 viktima deri në këto momente, pallatet dhe ndërtesat u rrafshuan ndërsa persona të tjerë gjenden nën rrënoja.
Goditja e fortë u regjistrua rreth orës 04.00 të mëngjesit të sotëm, ndërsa paslëkundjet kanë vijuar për gjatë gjithë ditës së sotme.
Zonat më të prekura janë Durrësi dhe Thumana./abcnews.al