Shqipëria “ngrin” nga acari, -11 gradë në Korçë, ARRSH: Bëni kujdes gjatë udhtimit natën

schedule00:01 - 23 Janar, 2022

schedule 00:01 - 23 Janar, 2022

Jashtë gjithçka ka ngrirë në Shqipëri. Temperaturat janë ekstreme si pasojë e të ftohtit polar.

Në Korçë, ARRSH thekson se temperaturat mbrëmjen e sotme kanë arritur deri në -11 gradë. Për momentin akset kryesore janë të hapura. ARRSH ka disa këshilla për drejtuesit e makinave.

Në aksin Korçë-Dardhë vazhdon puna me shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat pasi temperatura është -11.

Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit natën dhe në orët e para të mëngjesit, të respektojnë sinjalistikën të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me goma dimërore” mbyllet njoftimi i ARRSH-së./ Abcnews.al