Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shqipëria “ngjitet” në FIFA/ Kombetarja kuqezi fiton dy pozicione, rekord për Kosovën

schedule12:45 - 18 Shtator, 2025

schedule 12:45 - 18 Shtator, 2025

Fitoret në sfidat e shtatorit i kanë lejuar kombëtares së Shqipërisë të nisë sërish ngjitjen në renditjen e përgjithshme të FIFA. Skuadra kuqezi mundi në fillim Gjibraltrarin në miqësore, ndërsa më pas Letoninë për eliminatoret e Kupës së Botës. Këto suksese janë pasqyruar në përdirësimin e klasifikimit botëror, ku Shqipëria ka fituar dy pozicine, duke u ngjitur në vendin e 66-të.

Ky është pozicioni më i mirë për vitin 2025 i skuadrës kuqezi në renditjen e FIFA, ndërsa kulmin e kishte në vitin 2015 kur u ngjit në vendin e 22-të.

Një rekord ka arritur Kosova, e cila për herë të parë që nga pranimi në FIFA është ngjitur në vendin e 94 të klasifikimit botër. Në këtë rezultat ka ndikuar fitorja e madhe që “Dardanët” arritën kundër Suedisë me rezultatin 2-0 në sfidën e fundit të shtatorit për eliminatoret e “Botërorit 2026”.

Ndërkohë, që rrokadë e vërtetë ka ndodhur mes kryesuesëve të futbollit botëror sa i përket renditjes së FIFA.

Për herë të parë pas 11 vitesh, Spanja është ngjitur në vendin e parë të klasifikimit. Pas dy vitesh dominim, kampionia e botës në fuqi, Argjetnina ka zbritur në vendin e tretë, ndërsa e dyta është ngjitur Franca.

Rivalja e mëdhe e Shqipërisë në grupin K, Anglia nuk ndryshon pozicion dhe mbetet e katërta, ndërsa kundërshtarët e radhës, Serbia ka humbur dy pozicione, duke zbritur në vendin e 34-t./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!