Sipas Meteo-Alb, qarkullimi i masave ajrore me origjinë Afrikane do të diktojnë mot të kthjellët dhe të nxehtë në të gjithë Shqipërinë gjatë gjithë ditës, përjashtuar zonat Veri dhe Verilindore ku gjatë orëve të vona të mbrëmjes do të shfaqen vranësira të lehta.
Temperaturat e ajrit vijojnë të larta duke bërë që termometri në mesditë të arrije deri në 39°C.
Era do fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 4 ballë./ABC News Albania 24/7