Shqipëria nën pushtetin e të nxehtit Afrikan, sa do të jetë temperatura maksimale sot

schedule07:05 - 29 Qershor, 2022

schedule 07:05 - 29 Qershor, 2022

Shqipëri

Vijojnë të jenë prezente edhe sot masat ajrore me origjinë Afrikane duke diktuar në vendin tonë mot të kthjellët dhe të nxehte gjate paradites.

Pjesa e dytë e ditës sjellë kalim të vranësirave nëpër të gjithë territorin e vendit ku më të theksuara vranësirat pritet të  paraqiten në zonat veriore dhe verilindore.

Sipas Meteoalb parashikohet që orët e mbrëmjes të vijojnë nën dominimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 39°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugore duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Kosovë

Orët e paradites do të paraqiten në ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë në të gjithë Kosovën ndërsa pasditja do të sjellë vranësira në të gjithë rajonin e Kosovës, ku në zona të izoluara ne kufi me Shqipërinë priten rrebeshe shiu, herë pas here shoqëruar me forcim të parametrit të erës.

Gjate mbrëmjes dhe natës do të ketë përmirësim të dukshëm të motit.

Maqedonia e Veriut

Nën dominimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta vijon e gjithë republika
e MV.

Kjo situatë atmosferike do të na shoqërojë deri vonë pasdite kur priten kalime vranësirash të lehta në pjesën më të madhe të MV, megjithatë nuk pritet reshje. Ky stabilitet i atmosferës do të mbetet prezent edhe gjatë natës.

Rajoni dhe Europa

Pjesërisht kontinenti Europian do të jetë nën mbizotërimin e valëve të nxehtit Afrikan duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të jetë dominant.

Ndërsa ndryshe paraqitet moti për Europën veriore dhe atë Lindore ku vranësirat dhe shirat do të jenë dominante përgjatë gjithë ditës.

Po ashtu, Alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre mbeten me vranësira, rrebeshe shiu dhe mini-stuhi breshëri./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!