“Shqipëria në vetëizolim”, Ujësjellës Kanalizime Tiranë njoftim të rëndësishëm për abonentët

schedule09:59 - 17 Mars, 2020

schedule 09:59 - 17 Mars, 2020

Ujësjellës Kanalizime Tiranë, në kuadër të masave të marra nga qeveria për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në vendin tonë ka bërë një njoftim për të gjithë abonentët.

Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat  UKT bën me dije se të gjithë abonentët se duke filluar nga data 17.03.2020, qytetarët do të mund të marrin shërbim vetëm në Zyrat Qendrore dhe Pika UKT rruga “Petro Nini Luarasi”, Tregu Elektrik dhe Pika UKT rruga “Bardhyl” nga ora 08:00-16:00.

Ndër të tjera në njoftimin e tij thekson se për kryerjen e pagesave të faturave të ujit qytetarët mund të përdorin këto kanale alternative: Aplikacionet Bankare  e-Banking, Easy Pay, Ëestern Union dhe AK Invest.

Njoftimi i plotë:

Ujësjellës Kanalizime Tiranë, njofton të gjithë abonentët se duke filluar nga dita e nesërme, datë 17.03.2020, do të mund të marrin shërbim vetëm në Zyrat Qendrore dhe ?Pika UKT rruga “Petro Nini Luarasi”, Tregu Elektrik dhe ?Pika UKT rruga “Bardhyl” nga ora 08:00-16:00.

Kërkojmë bashkëpunimin tuaj në  respektimin e distancës së lejuar nga autoritetet për të shmangur çdo grumbullim apo kontakt që mund të ekspozojë qytetarët dhe punonjësit me virusin e ri, COVID-19 (Coronavirus).

Rikujtojmë se për kryerjen e pagesave të faturave të ujit qytetarët mund të përdorin këto kanale alternative:

Aplikacionet Bankare  e-Banking

Easy Pay

Ëestern Union

AK Invest

NJOFTOJMË të gjithë qytetarët që për defekte apo probleme të tjera që lidhen me Ujësjellës Kanalizime Tiranë mund të marrin në numrin tonë të gjelbër 0800 44 88, i cili do të jetë aktiv 24 orë në 7 ditë të javës. Duke ju falenderuar për mirëkuptimin në përballimin së bashku të kësaj situate,

UJËSJELLËS KANALIZIME TIRANE”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!