“Shqipëria në sytë e udhëtarëve të huaj”, Lida Miraj zbulon “sekretet” e librit voluminoz

schedule11:47 - 19 Prill, 2023

schedule 11:47 - 19 Prill, 2023

“Shqipëria në sytë e udhëtarëve të huaj” është libri më i ri i botuar nga Akademia e Shkencave. Autorja Lida Mira, e cila është njëherazi arkitekte dhe arkeologe, ka treguar se i dashur një punë voluminoze për shkrimin e tij.

E ftuar në “Pas Mesnate” në ABC News, ajo ka zbuluar se ka qene në shumë biblioteka të njohura në botë, ku ka bërë kërkime se si të huajt e kanë parë Shqipërinë në kohë të ndryshme. Miraj e ka konsideruar një kënaqësi të madhe botimin e këtij libri, pavarësisht lodhjes.

“Para 20 e ca vitesh merresha në arkiv me punë kërkimore për veprimtarinë e misionit arkeologjik në Shqipëri italian nga 1924 deri në 1943. Duke parë dokumentat për funksionin e misionit dhe e kam edhe atë libër pothuajse gati dhe i nisur përpara këtij. E kam edhe atë libër pothuajse gati, por i nisur përpara këtij. Aty pash që përveç arkeologëve, kishte dhe shumë specialistë të tjerë. Edhe aty më lindi ideja, për të gjithë ata që kanë shkruar për Shqipërinë, si duket Shqipëria në sytë e të tjerëve, në sytë e të huajve, nga periudha e humanizmit dhe deri në fund të luftës së dytë botërore më 29 nëntor të ’44 kur Shqipëria u mbyll. Kështu kam pasur fatin të punoj dhe nëpër biblioteka shumë të mira nëpër botë që të kem mundësinë për literaturën. Kështu që është libër që ma ngrënë kohë dhe më ka dhënë shumë kënaqësi. Sidomos qe kënaqësi e madhe se e botoj Akademia e Shkencave, sepse i jep dhe një vlerë tjetër”, u shpreh ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!