Ndërkohë që e gjithë bota ndodhet në përplasje dhe konflikte, herë të rrezikshme, e herë jo, me pikëpyetje mbetet roli i Shqipërisë në sferën globale.
Analisti Frrok Çupi në emisionin “Real Story” në ABC News tha se në këtë botë trazirash, Rama po ruan balancat. Çupi tha se kryeministri po tregohet i balancuar me të gjitha forcat politike globale, si me konservatorët, republikanët apo demokratët, dhe kjo në bazë të interesave të kombit.
Çupi tha se në fakt pavarësisht pretendimeve të kundërshtarëve politikë, Trump nuk është me PD, por me PS.
“PS sot më shumë shumë se mazhorancë politike, është mazhorancë qytetare. Perspektiva e Ramës është që sa më shumë të shtojë ngjyrat dhe të humbasë reflekset e një ngjyre. Shikoj rolin, vizionin e Edi Ramën në planin global. Bota po shikon në një përplasje, herë të rrezikshme e herë jo. Nga do të rrijë Shqipëria?! Do të ndërtojë balanca të tilla që të mos kërcasë me konservatorët, liberalistët etj. Rama ka përcaktuar viza të tilla, Trump është në PS, nuk e ke tek PD”, tha analisti./abcnews.al