Një tërmet i fuqishëm 6.3 ballë ka goditur vendin ditën e sotme. Epiqendra e tërmetit ishte në afërsi të qytetit të Durrësit dhe 32 kilometra nga Tirana, ndërkohë që dëmet më të mëdha janë shkaktuar në qytetin bregdetar.
Në reagim ka ardhur nga Presidenti Parlametit Europian, David Sasoli në rrjetin social “Facebook” i cili ka theksuar se në këtë situatë të vështirë është pranë popullit shqiptar.
Reagimi:
“Afërsi vëllazërore me popullin e Shqipërisë në këtë situatë të vështirë nga tërmeti shumë i rëndë i kësaj nate. Evropa është me ju”, shkruan David Sassoli në faqen e tij në FB./abcnews.al


