Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Shqipëria, në cilin drejtim po ecën? “ABC News” dhe Angi Ricerche publikojnë sondazhin, si përgjigjen shqiptarët

schedule20:21 - 21 Prill, 2025

schedule 20:21 - 21 Prill, 2025

Shqipëria futet në javën e dytë të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit.

“ABC News” dhe Angi Ricerche, një prej firmave me prestigjioze të sondazheve në Europë, publikojnë në emisionin ‘Real Story’ nga Sokol Balla, sondazhin e parë parazgjedhor kombëtar për zgjedhjet e 11 majit.

Në këtë sondazh Angi Ricerche shpjegoi në emisionin Real Story se janë pyetur mbi 6 mijë vetë.



Ndërkohë një tjetër pyetje në këtë sondazh është; Në përgjithësi, Shqipëria në cilin drejtim po ecën?

Si janë përgjigjur shqiptarët;

Në drejtimin e duhur 49,7 %

As në drejtimin e duhur as në drejtimin e gabuar – 9,5 %

Në drejtim të gabuar – 40,8 %

Sondazhi do të publikohet çdo të hënë në orën 20:00 në Real Story, në programin e drejtorit editorial të ABC News, Sokol Balla, në komentet e analistëve, ndër më të njohurit në vend.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!