Qeveria miratoi të mërkurën aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes, pas ftesës personale të presidentit amerikan Donald Trump, drejtuar kryeministrit Edi Rama. Pjesëmarrja e Shqipërisë në mesin e vendeve për menaxhimin e tranzicionit në rripin e Gazës do të ratifikohet të enjten në parlament, me procedure të përshpejtuar, në përputhje me rregulloren dhe kushtetutën.
Përvecse një rikonfirmim i partneritetit mes qeverise shqiptare dhe asaj amerikane, seanca e sw enjtjes, do të jetë dhe një test për Sali Berishën dhe mbështetësit e tij, të cilët deri dje, prisnin rrëzimin dhe ekstradimin e Edi Ramës, njëjtë si Maduro. Ndërsa neser janë pranë faktit, të votojnë apo jo ftesën e Trump drejtuar Ramës, për pjesëmarrjen e vendit tonë në Bordin e Paqes. Por si do te jete ftesa, dicka eshte e sigurt, Trump nuk mund te kundershtohet.
Ulja e kryeministrit Rama në mesin e liderve botërore për menaxhimin e tranzicionit në Rripin e Gazës, shënon një moment të rendësishëm në rolin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, pas bashkëpunimit të hereshëm më Shtetet e Bashkuara për një tjetër konflikt, atë mes Rusisë dhe Ukrainës.
Ndërsa i jep fund aludimeve dhe tumnajës në Tiranë, duke rikonfirmuar partneritetin mes dy shteteve dhe raportet mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit amerikan Donald Trump./abcnews.al


