Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shqipëria ndër vendet e para në anketën TALIS, Rama: Krenar për mësuesit tanë, pasqyrë e përpjekjeve që kemi bërë

schedule15:08 - 10 Tetor, 2025

schedule 15:08 - 10 Tetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në prezantimin zyrtar të raportit të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) mbi rezultatet e Anketës Ndërkombëtare të Mësimdhënies dhe të Nxënit (TALIS), ku Shqipëria është renditur ndër vendet me performancën më të mirë.

Raporti vlerëson pozitivisht sistemin shqiptar të arsimit, veçanërisht për përkushtimin, motivimin dhe zhvillimin profesional të mësuesve, si dhe për përdorimin e teknologjisë në shkolla. Kryeministri Rama e cilësoi këtë arritje si një sukses të përbashkët të mësuesve, prindërve dhe institucioneve, duke e quajtur atë një lajm inkurajues për të gjithë shoqërinë shqiptare.

“Erdha sot këtu me një kënaqësi të veçantë, sepse është një lajm shumë i mirë për prindërit në radhë të parë që për një anketim për mësimdhënien dhe të nxënit, mësuesit tanë kanë dalë mirë. Patjetër që kjo është në radhë të  parë merita e tyre dhe e juaja. Është edhe një pasqyrë e përpjekjes që kemi bërë së bashku edhe e mbështetjes që ne jemi përpjekur t’u japim mësuesve në të gjitha drejtimet. Kjo është një anketë shumë sfiduese.

Duke qenë se në të gjitha shkallët e anketës rezultatet kryesore reflektojnë motivim të mësuesve, reflektojnë dëshirë për profesionin, besim dhe konkretisht në zhvillimin e vazhduar profesional. Nuk kemi pse të ndjehemi në vështirësi për të qenë krenarë për të gjithë mësuesit e Shqipërisë. Është krenari që në një anketim kaq sfidues kemi dalë në një rezultat shumë pozitiv. Në një grup vendesh që nuk janë të dorës së dytë.

Ka të dhëna shumë kurajuese edhe për objektivat që kemi. Përdorimi i teknologjisë në shkolla është më e lartë se e të gjitha sistemeve të tjera. Partneriteti që kemi bërë me mësuesit, prindërit dhe nxënësit reflektohet si një element më pozitiv se sa e sistemeve të tjera të anketuara. Mësuesit tanë rezultojnë të kënaqur me profesionin e tyre”, tha kryeministri Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!