Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shqipëria mes SHBA dhe Evropës/ Mërtiri: I kemi të dyja palët si aleatë gjeostrategjikë

schedule21:04 - 19 Shkurt, 2026

schedule 21:04 - 19 Shkurt, 2026

Këtë të enjte u zhvillua në Davos mbledhja e Bordit të Paqes, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili mbajti fjalën e tij në kuadër të diskutimeve mbi sfidat gjeopolitike dhe rolin e vendeve të vogla në arenën ndërkombëtare.

Debati mbi orientimin e politikës së jashtme shqiptare vijoi edhe në studion e emisionit “Real Story” në ABC News Albania, ku analisti Ergys Mërtiri theksoi se marrëdhënia e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara nuk duhet parë si e kushtëzuar. Sipas tij, vendi ynë duhet të ruajë raporte të mira si me SHBA-në ashtu edhe me Evropën, duke shmangur vetëofrimin në përplasje mes fuqive të mëdha. “Ne mund të qëndrojmë neutralë. Shqipëria duhet të ketë marrëdhënie shumë të mira me të dyja palët”, u shpreh Mërtiri.

“Unë nuk e shikoj marrëdhënien tonë me Amerikën si të kushtëzuar. Ne i kemi të dyja palët si aleatë gjeostrategjikë. Nuk mendoj që Europa do të hatërmbetet. Por, nëse ne vetëofrohemi që t’i shërbejmë SHBA në ato pika që fuqi të mëdha e kundërshtojnë, unë e shikoj problematike. Ne mund të qëndrojmë neutralë. Shqipëria duhet të ketë marrëdhënie shumë të mira me të dyja palët”, tha Mërtiri.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!