Shqipëria merr Presidencën e KS në OKB/ Osmani uron Begajn e Ramën: Të qëndrojmë të bashkuar

schedule11:19 - 1 Shtator, 2023

schedule 11:19 - 1 Shtator, 2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Presidentin e Republikës, Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama, për udhëheqjen e Shqipërisë në Presidencën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani u shpreh se është vendimtare që Kosova dhe Shqipëria të qëndrojnë të bashkuar në promovimin e vlerave të përbashkëta demokratike.

“Suksese Presidentit Bajram Begaj, Kryeministrit Edi Rama, Misionit të Shqipërisë në OKB me marrjen e Presidencës së KS të OKB-së nga Shqipëria. Në këtë kohë vendimtare për paqen dhe sigurinë, është e rëndësishme që ne të vazhdojmë të qëndrojmë të bashkuar në promovimin e vlerave tona të përbashkëta demokratike globalisht”, shkroi Osmani.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!