“Shqipëria me rëndësi për ne”, Orban: Të hapur që biznesmenë shqiptarë të bëhen pjesë e ekonomisë tonë

schedule14:22 - 11 Tetor, 2024

schedule 14:22 - 11 Tetor, 2024

Hungaria është e hapur ndaj biznesmenëve shqiptarë për të qenë pjesë e ekonomisë hungareze. Deklarata vjen nga kryeministri Viktor Orban, gjatë një konference të përbashkët me homologun shqiptar, Edi Rama.

“Në lidhje me marrëdhënien tonë dypalëshe Shqipëria është një vend jo vetëm miqësor, por edhe shumë i rëndësishëm për ne sepse luan një rol shumë të rëndësishëm në sektorë të ndryshëm dhe kjo është një gjë shumë e madhe. Ne e shikojmë këtë jo vetëm se duam që firmat hungareze të jenë të suksesshme, por ne duam më shumë sesa kaq. Ne duam që firmat hungareze, kompanitë hungareze të kenë sukses në Shqipëri dhe një reputacion të mirë dhe mund t’ju them që kompanitë tona, për shembull, po ecin shumë mirë edhe në tregun e telekomunikacionit. Kemi gjithashtu edhe një projekt shumë të madh me Shqipërinë. Shqipëria dhe Egjipti do të lidhen, pra Europa dhe Egjipti do të lidhen me anën e një rrjeti të telekomunikacionit.

Gjithashtu, ne kemi lidhur rreth 50 qytete me Wizz Air dhe OTP ka fituar edhe çmimin si banka më e mirë digjitale në Shqipëri. Kemi gjithashtu edhe faktin që edhe ujësjellësi i Budapestit luan tashmë një rol shumë të mirë edhe me homologun e vet në Tiranë dhe ramë dakord me kryeministrin që do të vijojmë bashkëpunimin tonë dypalësh dhe natyrisht jemi mëse të hapur që biznesmenët shqiptarë të bëhen pjesë e ekonomisë sonë dhe dëshirojmë ta rrisim rolin tonë në modernizimin e ekonomisë së Shqipërisë. Ju jam shumë mirënjohës kryeministër dhe tashmë dëshiroj që fjalën t’ia kaloj kryeministrit të Shqipërisë, të nderuarit Edi Rama”- u shpreh Orban.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!